Flash News

E-TJERA

“Një trëndafil për Enrikun”, miq e familjarë zhvillojnë homazhe në bregdet për gazetarin që humbi jetën

Miq, kolegë dhe familjarë janë mbledhur në bregdetin e Vlorës për të nderuar kujtimin e gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në një aksident në zonën e Zvërnecit.

Në vendin ku ai kalonte një pjesë të madhe të ditës, duke takuar turistë dhe promovuar bukuritë e qytetit të Vlorës, të pranishmit zhvilluan një ceremoni përkujtimore. Me lule në duar dhe mes emocioneve, ata hodhën petale në det në kujtim të 40-vjeçarit.

Pranë fotografisë së Enrik Mehmetit dhe nën tingujt e muzikës funerale, të pranishmit sollën në vëmendje pasionin e tij për gazetarinë dhe dashurinë për qytetin që ai e promovoi ndër vite.

Homazhet u kthyen në një moment për të kujtuar jo vetëm gazetarin, por edhe njeriun e përkushtuar dhe qytetarin aktiv që la gjurmë te ata që e njohën.

Të fundit