Flash News
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së
Humbi kontaktet me familjen/ Ambasada braziliane zbulon rastin e prostitucionit në Shqipëri
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
“Kush i pagoi ekspozitat e Ramës në botë?”, PD kërkon transparencë për qindra mijëra euro shpenzime

Partia Demokratike ka kërkuar verifikim dhe transparencë mbi mënyrën e financimit të ekspozitave ndërkombëtare ku janë prezantuar punimet artistike të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë nga selia e PD-së, zëdhënësja për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, ngriti pyetje mbi kostot e organizimit të këtyre aktiviteteve, duke përfshirë pagesat për hapësirat ekspozuese, transportin e veprave, siguracionet, montimin dhe promovimin.
Sipas saj, shpenzimet për ekspozita në galeri prestigjioze mund të arrijnë në qindra mijëra euro, ndërsa kërkoi të bëhet publike nëse këto kosto janë mbuluar nga vetë Rama, galeritë pritëse, sponsorë privatë apo subjekte të tjera.
Partia Demokratike i ka kërkuar institucioneve përgjegjëse të verifikojnë nëse janë përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për deklarimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit.
Deklarata:
Dhjetëra ekspozita ndërkombëtare, qindra ditë ekspozim ... Kush i financoi ekspozitat e Edi Ramës?
Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri, taksa gjithnjë e më të larta dhe një kosto jetese që rritet çdo ditë, Kryeministri Edi Rama vijon të ekspozojë punët e tij artistike në galeritë më prestigjioze të botës , në ekspozita personale në Gjermani, Francë, Itali, Greqi, Portugali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kinë dhe vende të tjera, apo pjesëmarrjeve në Bienalen e Venecias, Centre Pompidou-Metz, Art Basel etj.
Vetëm për përdorimin e hapësirave ekspozuese gjatë dy ekspozitave të fundit shpenzimet mund të arrijnë qindra mijëra euro, konkretisht: Ekspozita "Chrysalizing", e zhvilluar në galerinë Société në Berlin nga 1 maji deri më 27 qershor 2026, zgjati 58 ditë.
Po kështu, ekspozita personale në Marian Goodman Gallery në Paris, nga 8 qershori deri më 26 korrik 2024, zgjati 49 ditë.
Hapësirat e ekspozimit të këtyre niveleve, mund të kërkojnë kosto shumë të larta pa llogaritur e përfshirë transportin e veprave, siguracionin, montimin, promovimin dhe shpenzime të tjera organizative.
Ndërkohë, Edi Rama ka zhvilluar ekspozita të tjera në Athinë, Napoli, Berlin, (SHBA), Stamboll, Hong Kong, Mynih dhe vende të tjera.
Në këto kushte, Partia Demokratike dhe opinioni publik kërkon transparencë për: A janë deklaruar në mënyrë të detajuar pranë institucioneve përgjegjëse të gjitha të dhënat nëse këto ekspozita janë kryer me shpenzime personale nga vetë Edi Rama, nga galeritë pritëse, nga sponsorë privatë apo nga subjekte të tjera?
Kush dhe sa janë paguar për të mbuluar kostot e transportit ndërkombëtar të veprave, sigurimit, montimit, promovimit dhe organizimit të secilës nga këto ekspozita?
Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të verifikojnë nëse janë respektuar të gjitha detyrimet ligjore që lidhen me sa më lart.
Transparenca nuk është çështje preference, është detyrim kushtetues dhe ligjor. Askush, as Kryeministri i Shqipërisë, nuk mund të jetë mbi ligjin.
Të fundit
Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
22 July 2026, 13:41
Depresioni i verës: Pse disa njerëz ndihen më keq në muajt e nxehtë?
22 July 2026, 13:31
Ndalohet dalja në det për të gjitha mjetet lundruese në Sarandë
22 July 2026, 13:20
Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar
22 July 2026, 13:13
Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës
22 July 2026, 13:02
Hegseth: Lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së 37.5 miliardë dollarë
22 July 2026, 12:10
Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i gjendet telefon në qeli
22 July 2026, 11:40
A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
22 July 2026, 11:26
Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?
22 July 2026, 10:56
Pas “Paketës së Cubave”, Rama në Theth me “Paketën e Maleve”
22 July 2026, 10:56
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
22 July 2026, 10:41
Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni
22 July 2026, 10:24
Dënohet me 10 vite burg ‘skifteri’ shqiptar që terrorizoi Anglinë
22 July 2026, 10:00
Stuhi të forta përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
22 July 2026, 09:50
Si ndikojnë kondicionerët në shëndet?
22 July 2026, 09:38
Furgoni përplaset me zetorin në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur /EMRI
22 July 2026, 09:19
Zjarr në landfillin e mbetjeve, tymi toksik pushton Fushë-Krujën
22 July 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
22 July 2026, 08:16
Masa ajrore të paqëndrueshme dhe shi, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
22 July 2026, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 July 2026, 07:49
Në prag të 41-vjetorit, Modrić zgjedh të mos tërhiqet dhe rinovon me Milanin
21 July 2026, 22:55
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58