Flash News

E-TJERA

Viktima e dytë nga moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

Saranda u përfshi mbrëmjen e së martës nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike shkaktuan dëme të shumta materiale, tre të plagosur dhe një viktimë.

Sot, është gjetur i pajetë një peshkatar në zonën  ishujve në Ksamil, i cili dyshohet se ka vdekur si pasojë e stuhisë. Raportohet se peshkatari është gjetur në det dhe bashkë me të, edhe mjeti i tij i lundrimit.

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Peshkatari është viktima e dytë që regjistrohet nga moti i keq në vend.

 

Të fundit