Flash News

E-TJERA

Ky është polici nga Kosova që dyshohet se u vetëvra në Kukës

Personi në foto është Shaban Hajdari, polici nga Prizreni, i cili u gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajdari ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës është informuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete një person me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren.

Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe kryerjes së procedurave të identifikimit, është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor i Policisë së Kosovës.

 

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve shqiptare, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri.

Arma e përdorur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të fundit