Flash News

Ditari i Opozitës

PD përmbyll zgjedhjet e strukturave, Adriana Kalaja merr sërish drejtimin e Komisionit të Apelimit

Adriana-Kalaja.jpg

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese, duke konfirmuar emrat që do të mbajnë funksionet kryesore në organet e partisë dhe do të jenë pjesë e ekipit drejtues të kryetarit Sali Berisha.

Në kuadër të këtij procesi, pas konstituimit të Komisionit të Apelimit me pesë anëtarë nga Këshilli Kombëtar, është zhvilluar edhe mbledhja e parë e këtij organi.

Me votë unanime, Adriana Kalaja është rizgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, i njohur ndryshe si "Gjykata e Partisë Demokratike", një funksion që ajo e ka ushtruar edhe më parë.

Gjatë muajve të fundit, Kalaja ka qenë një nga zërat më aktivë të opozitës, duke depozituar kallëzime dhe denoncime në SPAK, mes tyre edhe për çështjet që lidhen me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, për dosjen e "Bankers" dhe lejen për një park fotovoltaik.

Të fundit