Flash News

E-TJERA

Tragjedia pranë TEG-ut, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere

Screenshot 2026-07-22 190410.png

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë.

Personi i dytë që ndodhej në betonieren e përfshirë në aksident ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t'u mbijetuar plagëve të marra.

Më herët, një tjetër person që udhëtonte në mjetin tip pompë betoni humbi jetën në vendngjarje, pasi kamioni u përplas me një automjet dhe më pas çau barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit, duke rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, dy viktimat janë shtetas egjiptianë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari Roland Nuri, u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Të fundit