Flash News

E-TJERA

Qytetari në protestë: Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë, kërkojmë ndryshim

protestuesi11.jpg

“Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë dhe ky shesh është sheshi i halleve dhe problemeve të tyre”.

Kështu u shpreh një qytetar nga podiumi i protestës qytetare, e cila sot ka hyrë në ditën e 53-të të saj.

Ai deklaroi se qytetarët janë mbledhur për të kërkuar ndryshim të qeverisë, duke e cilësuar protestën si një rezistencë të ardhur nga pakënaqësitë e akumuluara ndër vite.

“Na ka vajtur thika në palcë. Zgjidhja e halleve dhe problemeve është kjo protestë dhe ky shesh këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe u bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu”, tha ai nga podiumi.

Qytetari reagoi edhe ndaj deklaratave të ministrit Blendi Gonxhe për dhunën gjatë protestave, duke ngritur akuza për mënyrën se si menaxhohen fondet publike.

Sipas tij, ndërsa shpenzohen miliona euro, qytetarët përballen me mungesa në shërbimet bazë, përfshirë edhe sistemin shëndetësor.

“Ky është një uragan që ju djeg”, deklaroi ai, ndërsa bëri apel edhe për mbështetje ndërkombëtare për ndryshimet politike në vend.

Të fundit