Flash News

Bota

Kaos në Buenos Aires pas humbjes së Argjentinës, tifozët përplasen me policinë

image.webp

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 u pasua nga trazira të dhunshme në rrugët e Buenos Airesit. 

Sipas raportimeve të Infobae, bilanci paraprak flet për të paktën 15 persona të arrestuar, ndërsa disa qytetarë dhe shtatë efektivë policie mbetën të lënduar gjatë përleshjeve.

Situata u tensionua pranë Obeliskut, simbolit të Buenos Airesit, pasi disa tifozë u ngjitën mbi gardhet mbrojtëse. Më pas, turma nisi të hidhte shishe qelqi dhe sende të forta në drejtim të policisë.

Për të rikthyer kontrollin, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, autobote uji dhe plumba gome. Përplasjet zgjatën rreth 20 minuta, derisa policia arriti të shpërndante turmën.

Pamjet e publikuara nga kryeqyteti argjentinas tregojnë policë të pajisur me mburoja dhe shkopinj gome duke ndjekur protestuesit në rrugët e mbuluara me mbeturina. Në një prej fotografive shihet edhe një efektiv duke goditur me shkelm një person të shtrirë në tokë.

 

Të fundit