Flash News

E-TJERA

Seanca e fundit plenare, nesër protesta zhvendoset që në mëngjes para Kuvendit

Screenshot_16-12 (1).png

Protesta qytetare do të hyjë nesër në ditën e 54-t të saj, por ndryshe nga ditët e mëparshme, tubimi do të nisë që në orët e para të mëngjesit pasi do të zhvendoset përpara Kuvendit.

Organizatorët njoftuan gjatë tubimit të mbrëmjes se qytetarët do të mblidhen në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Parlamentit, aty ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion.

Sipas organizatorëve, në rendin e ditës janë përfshirë disa projektligje, mes tyre edhe “Paketa e Maleve”, të cilën ata e kundërshtojnë, duke deklaruar se do të përpiqen të pengojnë miratimin e saj.

Nga podiumi i protestës u bë e ditur gjithashtu se gjatë tubimit të së enjtes priten edhe aksione simbolike ndaj deputetëve, përfshirë hedhjen e vezëve dhe miellit në hyrje të Kuvendit, pavarësisht masave të sigurisë që pritet të marrë Policia.

Protesta para Kuvendit nuk është e para e kësaj lëvizjeje. Në tubimet e mëparshme janë regjistruar incidente me hedhje vezësh ndaj deputetëve dhe automjeteve të tyre, si edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Të fundit