Flash News

E-TJERA

“Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit mbyllin ditën e 53-të të revoltës

Screenshot-2026-07-22-214209.jpg

Qytetarët kanë përmbyllur fjalimet para godinës së Kryeministrisë dhe më pas kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke i dhënë fund protestës së 53-të radhazi.

Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit kanë vijuar ecjen në kryeqytet, duke ritheksuar kërkesat e tyre për ndryshim politik.

Gjatë tubimit, dhjetëra qytetarë morën fjalën në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë, ku shprehën pakënaqësitë dhe kërkesat që, sipas tyre, i kanë mbajtur të mobilizuar për 53 ditë me radhë.

Me përfundimin e marshimit është mbyllur edhe protesta e kësaj dite, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Të fundit