Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha replikon me Ballë: Përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve, protestuesit kërkojnë fundin e Kuvendit

Kreu i PD Sali Berisha ka replikuar me socialistin Taulant Balla duke e cilësuar këtë të fundit "përfaqësuesin më të shëmtuar të karteleve".

Berisha deklaroi se qytetarë me të drejtë kërkojnë shkrirjen e Kuvendit, pasi qeveria nuk i përfaqëson.

"Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës. Është shërbëtori më i shpifur i tyre.
Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave. Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi. Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij? A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës? nPrandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët. Duhet të dëgjohet zëri i tyre!", deklaroi Berisha.

Të fundit