Flash News

KRYESORE

Foto/ Qytetarët ‘e armatosur’ me vezë e domate, përballë shtetit që i sulmon me spray piper e gaz lotsjellës

Këtë mëngjes, zona përreth Kuvendit, u zgjua e blinduar me gardhe metalike dhe forca të shtuara policie. I vendosur në “shtetrrethim” nën masa të rrepta sigurie, Kuvendi ishte tashmë një godinë e padepërtueshme.

Para nisjes së seancës, qytetarët u mblodhën përreth zonës së Kuvendit, në pamundësi për t’iu drejtuar godinës siç ishte planifikuar. Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Parlamenti i krimit”, protestuesit qëndruan përballë kordonin të efektivëve, derisa arritën të çajnë dy herë perimetrin e sigurisë.

Përballë vezëve e domateve që qytetarët hidhnin, u vendos autoboti i policisë e ujë piper i cili u shpërnda me presion duke mos kursyer asnjë qytetar, gra e fëmijë, madje edhe mediat.

Disa protestues patën vështirësi për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit piper, ndërsa një tjetër u shfaq me kokë të gjakosur.

Policia përdori sërish dhunë ndaj protestuesve për t’i shpërndarë, por qytetarët kanë vijuar rezistencës.

Të fundit