Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku sfidon deputetët socialistë që të përballen me qytetarët në protestë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzuar mazhorancën për arrogancë dhe për mosdëgjim të zërit të qytetarëve.

Tabaku tha se është ndjerë keq teksa ka hyrë në godinën e Kuvendit, duke pretenduar se protestuesit janë përballur me dhunë nga policia.

Duke iu referuar thirrjeve të protestuesve “Parlament i krimit!”, Tabaku tha se mesazhi i tyre nuk drejtohet ndaj opozitës, por ndaj mazhorancës. Ajo sfidoi deputetët socialistë që të përballen me qytetarët në protestë.

“U ndjeva keq të hyja në Kuvend, kur sheh që qytetarët që protestojnë e goditen nga policia, janë goditur me substance që I kanë sjellë dëmtime në trup.

Sot qytetarët thërrasin parlament i krimit dhe se kanë me ne por me ju. Ka ardhur krimi në Kuvend. Unë shkoj çdo natë në protestë dhe nuk më prek njeri me dorë, provoni një nga ju të shkoni atje. Sot qytetarët protestojnë edhe për arrogancën që keni sjellë, me arrogancën e kartonave."

Të fundit