Flash News

E-TJERA

Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratat!

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën që është njoftuar sot para Parlamentit, paralelisht me seancën e fundit plenare.

Në mesazhin e përcjellë, ambasada iu kërkon qytetarëve amerikanë të qëndrojnë larg protestës dhe të jenë vigjilentë, për të shmangur shpërqëndrimet nga tubimi.

Po ashtu, ambasada iu bën thirrje qytetarëve të informohen përmes mediave dhe të ndjekin një plan emergjence në rast nevoje.

REAGIMI: 

Një protestë është planifikuar të zhvillohet përpara ndërtesës së Kuvendit, në Rrugën George Ë. Bush. Kjo protestë lidhet me protestat e natës që vazhdojnë përpara ndërtesës së Kryeministrisë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ndërmjet Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protestat mund të shtrihen edhe në zona përreth, përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare. Prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve, devijimet e qarkullimit dhe ndërprerjet në trafik priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestave. Personeli i qeverisë së Shteteve të Bashkuara këshillohet të shmangë zonat ku zhvillohen protestat.

Forconi masat për sigurinë tuaj duke ndjekur këto këshilla:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin demonstratat.

Qëndroni të vetëdijshëm për mjedisin që ju rrethon.

Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit ose kufjeve, kur ndodheni në vende publike.

Ndiqni mediat lokale për përditësime.

Gjithmonë keni një plan emergjence ose një strategji për t'u larguar në rast nevoje.

Mbani një profil të ulët dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit