Flash News

KRYESORE

Kuvendi në "shtetrrethim" para protestës: Barriera, autobot me ujë dhe forca të shtuara policie

Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë përpara protestës së paralajmëruar këtë mëngjes para Kuvendit, ku qytetarët pritet të mblidhen njëkohësisht me zhvillimin e seancës së fundit plenare.

Rreth godinës së Parlamentit janë vendosur barriera metalike, ndërsa është zgjeruar perimetri i kontrollit për të kufizuar hyrjen në zonë. Një gardh metalik është instaluar edhe në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, duke kufizuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Përveç barrierave metalike, është vendosur edhe një automjet i policisë për hedhjen e ujit, autobot. Forca të shumta policie do të jenë të pranishme gjatë gjithë zhvillimit të protestës.

Të fundit