Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas dhunës në protestë, Balla i shpall qytetarët terroristë: Janë të lidhur me Iranin

Protesta e sotme para Kuvendit u shoqërua nga përplasja të forta mes efektivëve dhe qytetarëve, ndaj të cilëve nuk u kursye aspak gazi lotsjellës dhe uji me piper.

Përpos pamjeve filmike të qytetarëve të lënduar, Taulant Balla zgjodhi t’i etiketojë këta të fundit i “terroristë”. Nga Kuvendi, Balla u shpreh i shqetësuar për shëndetin e efektivëve që sipas tij, kanë mbetur të lënduar.

Balla nuk bëri asnjë deklaratë për qytetarët e dhunuar, por madje, i akuzoi ata se janë të lidhur me Iranin për të sjellë skena dhune në protestë.

“Së pari duhet të shprehim solidaritetin dhe lutjet që 4 punonjësit e policisë së plagosur nga dhuna barbare e disa elementëve terroristë, të cilët në mënyrë të përsëritur tanimë kanë goditur punonjësit e policisë së shtetit, të cilët janë aktualisht në qendrën spitalore dhe në pjesën e urgjencës për t’u trajtuar. Uroj shumë që shëndeti i tyre dhe jeta e tyre të mos rrezikohet. Persona të identifikuar prej nesh, me lidhje të qarta me Gardën Revolucionare të Iranit, janë orkestruesit kryesorë të akteve të dhunës”, deklaroi Balla.

 

Të fundit