Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma territoriale, Berisha: Projekti ynë parashikon nga 90 në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

Duke folur për Reformën Territoriale, kreu i PD Sali Berisha tregoi edhe projektin e opozitës.

Ai tha se propozimi i tyre është që të ketë 90 deri në 110 bashki, duke rikthyer edhe komunat. Berisha theksoi se Rama nuk e do këtë projekt, pasi kërkon ta kthejë Shqipërinë në çifligun e tij.

“Ne kemi projektin tonë i cili ka një numër bashkish që varion nga 90 në 110, por shton komunat. Ne nuk themi të shkojmë tek modeli i përparshëm, jo, sepse ka ndryshime demografike, të cilat modelin e përparshëm me katërqind e sa komuna e bëjnë jo shumë realist. Por ne kërkojmë rikthimin e komunave mbi bazën e kritereve demografike të mundshme. Ose aty ku kanë qenë dy apo tre komuna, mund të krijohet një komunë. Pra, ne kemi bërë një punë shumë serioze në hartë në përcaktimin e njësive të ardhshme. Por kjo nuk u lejua sepse u ndërpre. Edi Rama nuk dëshironte reformën. Do me çdo kusht ta kthejë Shqipërinë në çifligun e vet”, tha Berisha.

Të fundit