Flash News

Ditari i Maxhorancës

Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin

Protestuesit vijuan aksionin e tyre duke hedhur vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Mes atyre që u vu në shënjestër ishte edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, teksa po hynte në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa aktivistë hodhën vezë në drejtim të ministrit nga një distancë e afërt. Situata u tensionua kur një nga shoqëruesit e tij ndoqi disa prej protestuesve duke kapërcyer gardhin metalik, ndërsa aktivistë të tjerë vijuan të hedhin vezë në drejtim të ministrit.

Të fundit