Flash News

E-TJERA

"Ngjarja e paralajmëruar", nipi i viktimës pas krimit në Roskovec: Policia e arrestonte, drejtësia e lironte

-640-0-b28de278a8413d203f036eea9ac93998.jpeg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas u largua duke marrë peng ish-bashkëshorten.

Nipi i viktimës, i cili është edhe fqinj me familjen, deklaroi për mediat se tragjedia ka qenë e paralajmëruar, pasi autori i dyshuar kishte kërcënuar vazhdimisht  ish-partneren dhe familjarët e saj.

Ai tha se 35-vjeçari ishte denoncuar edhe më herët për kërcënime me armë, por ishte lënë i lirë.

“Ishte mëngjes. U zgjova nga gjumi se dëgjova zhurma. U çuam të gjithë. Dolëm në Ballkon dhe dëgjuam zhurma nga shtëpia e xhaxhait. I rashë në telefon policisë, nuk u përgjigj. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë. Personi është kapur disa herë. Policia arresto, prokuroria nxjerr. Ai ka vrarë xhaxhanë ka plagosur gruan e tij. Se dimë se si është gjendja e saj.

Rrëmbeu vajzën, është rreth 23-24 vjeçe. Nuk kanë që martuar, por të fejuar. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe erdhi kjo situatë sot. Kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar. E ka kërcënuar dhe vajzën me armë. I ka shkuar më herët te puna. E ka marrë policia, por më pas është liruar. Ishte ngjarje e paralajmëruar.”, tha ai.

Ndërkohë, Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit. 

Të fundit