Flash News

E-TJERA

Denoncon ish-deputetja e PS: Policia shoqëroi dy aktiviste, njëra antropologe amerikane

-640-0-1775987819xuntitled-design-1-130.png
Carrie Ann Morgan

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku Shkreli, ka denoncuar shoqërimin nga policia të dy aktivisteve gjatë protestës së zhvilluar sot para Parlamentit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli bën me dije se në Komisariatin nr. 3 janë shoqëruar antropologia gjuhësore amerikane Carrie Ann Morgan dhe artistja Elsa Paja.

Në reagimin e saj, ish-deputetja i cilëson ato si figura të angazhuara për mbrojtjen e natyrës dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve në zonën e Vjosë-Nartës.

Reagimi i plotë:

‘Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës.

Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u arrestua sot.

Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’

Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të arrestuara Carrie dhe Elsa!’

Reagimi i saj vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë, si dhe shoqërime të disa protestuesve.

auto_Ledi-Shamku-Shkreli1784827262.jpeg

Të fundit