Flash News
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
BE i kërkon shfuqizimin, qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura
PD dënon dhunën policore kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

Partia Demokratike ka dënuar dhunën policore kundër qytetarëve protestues.
Në një deklaratë publike, nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, deputetit të PD, Klevis Balliu kërkon hetim për dhunën policore ndaj protestuesve.
Sipas PD-së, Edi Rama është çakorduar, ndërsa ka dhënë edhe detaje në lidhje me qytetarët e lënduar.
Deklarata e Balliut:
Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe mjetet e represionit kundër qytetarëve.
Bilanci i protestës së sotme para Kuvendit është alarmant. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore, 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Në QSUT janë paraqitur 10 protestues: 4 janë trajtuar në Urgjencë dhe 3 të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës ka marrë trajtim 1 protestues.
Përtej këtij bilanci, gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve. Këto ngjarje kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, sepse në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo të privohet nga liria për shkak të ushtrimit të së drejtës për të protestuar.
Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon edhe njëherë se e vetmja zgjidhje janë kërkesat e protestës qytetare dhe plotësimi i tyre.
Sjellja e Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze. Në vend që të garantojë rendin dhe të mbrojë qytetarët, ajo vepron si strukturë në mbrojtje të pushtetit politik, duke ushtruar dhunë dhe represion kundër protestuesve.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve, si dhe të verifikojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për akte simbolike proteste.
Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërsa hajdutët e parave publike mbrohen me gaz që të mos i kapë një domate.
E gjitha ka vetëm një zgjidhje dhe ajo gjendet te thirrja e protestuesve që po gjëmon në shesh dhe anekënd: Rama, jepe dorëheqjen!
Të fundit
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21
Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
23 July 2026, 14:11
Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet
23 July 2026, 13:39
Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin
23 July 2026, 13:28
Gaz lotsjellës dhe piper, 17 persona përfundojnë në spital
23 July 2026, 13:06
Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare
23 July 2026, 12:52
Berisha dënon cilësimin e protestuesve si "terroristë" nga Balla
23 July 2026, 12:42
Zhupa-Vëngut: Ku janë dy avionët për zjarret?
23 July 2026, 12:29
Qëlluan me vezë gjatë protestës, policia shoqëron 5 qytetarë
23 July 2026, 12:20
Tabaku sfidon deputetët socialistë që të përballen me qytetarët në protestë
23 July 2026, 12:10
Qytetari humb ndjenjat gjatë protestës, dërgohet me ambulancë në spital
23 July 2026, 12:03
"Deputete e krimit", protestuesit i zënë 'pritë' Sara Milës
23 July 2026, 11:46
Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës
23 July 2026, 11:17
"Associated Press" raporton live protestën para Kuvendit
23 July 2026, 10:53
Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në seancë
23 July 2026, 10:43
Berisha nxjerr video-n, socialistët "e ngujuar" brenda Kuvendit
23 July 2026, 10:26
Dy fjalë për një kryeministër, malet e larta dhe burrat e nënshtruar
23 July 2026, 10:26
Protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit
23 July 2026, 10:13
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kërkojmë shkrirjen e Parlamentit
23 July 2026, 10:10
Foto/ Policia tërheq zvarrë një të moshuar
23 July 2026, 09:54
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit për Reformën Territoriale
23 July 2026, 09:32
Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, përplasen me drejtuesit e mjeteve
23 July 2026, 09:24
‘Blindimi’ i Kuvendit, Bardhi: Policia po kufizon lirinë e protestuesve
23 July 2026, 09:14
Protestuesit çajnë gardhin metalik, përplasje me efektivët
23 July 2026, 09:07
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 July 2026, 08:16
Jashtë revoltë, brenda seancë: Kuvendi mbyll sesionin mes protestës qytetare
23 July 2026, 08:03
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte
23 July 2026, 07:54
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 July 2026, 07:42
Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër
22 July 2026, 22:58
Kaos në Buenos Aires pas humbjes së Argjentinës, tifozët përplasen me policinë
22 July 2026, 22:45
Seanca e fundit plenare, nesër protesta zhvendoset që në mëngjes para Kuvendit
22 July 2026, 22:20
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit mbyllin ditën e 53-të të revoltës
22 July 2026, 22:01
Hipokrizia e Edi Ramës me turizmin
22 July 2026, 21:38
Qytetari në protestë: Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë, kërkojmë ndryshim
22 July 2026, 20:48
Protesta hyn në javën e tetë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
22 July 2026, 19:41
Tragjedia pranë TEG-ut, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere
22 July 2026, 19:14
A ka ndikuar riinvestimi i fitimeve tek "Kryengritja e lavdishme" e lekut?
22 July 2026, 18:40
Aksident i rëndë pranë TEG-ut, një betoniere bie nga mbikalimi në autostradë
22 July 2026, 16:43
Copa xhami në aperitivin italian “Pizzolato Spritz”, ndalohet konsumimi
22 July 2026, 16:12
Himarë/ Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të stuhisë, shpëtohet një familje
22 July 2026, 15:49
Real Madrid hidhet në sulm për Rodrin
22 July 2026, 15:35
Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!
22 July 2026, 15:25
Trump kërkon Gianni Infantinon në krye të OKB-së
22 July 2026, 14:58
Guardiola në bisedime për stolin e Italisë
22 July 2026, 14:34
Pas Vettingut, motra e Belinda Ballukut pritet të emërohet në një post të lartë
22 July 2026, 14:18
Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
22 July 2026, 13:41
Depresioni i verës: Pse disa njerëz ndihen më keq në muajt e nxehtë?
22 July 2026, 13:31