Flash News

E-TJERA

Plagoset 17-vjeçari në det, policia e Vlorës: Rrëshqiti dhe ra mbi motorin e skafit

-640-0-1784821631x1784820561-vlore-398.jpg

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje paraprake lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në plazh, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 16:50, një mjet lundrues që drejtohej nga shtetasi E. I., 32 vjeç, ishte duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, duke pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.

Njoftimi i policisë:

“Vlorë/Informacion paraprak.

Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”

Të fundit