Flash News

E-TJERA

Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia

protesta20.jpg

Shkon në 23 numri i personave të shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit.

Pas përfundimit të tubimit, situata u përshkallëzua mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke sjellë përplasje në zonën përreth institucionit të Parlamentit.

Policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion të përzier me lëndë irrituese në drejtim të protestuesve.

Sipas raportimeve nga terreni, efektet e ndërhyrjes prekën edhe gazetarë dhe operatorë të mediave që po ndiqnin zhvillimet nga afër.

 

Të fundit