Flash News

E-TJERA

Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi

-640-0-1784814339x900-0-1784814102x23-korrik-a2-sot-cl-frame-59232-257-303.jpg

Tensionet në seancën plenare u përshkallëzuan edhe më tej, pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi të përjashtojë kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Vendimi erdhi pasi Bardhi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në shenjë proteste kundër vendimit të mazhorancës për të kaluar në votim një sërë aktesh pa debat parlamentar.

Pas incidentit, truprojat e kryeministrit ndërhynë menjëherë duke u pozicionuar pranë tij për ta mbrojtur. 

Nga ana tjetër, Peleshi vazhdoi procedurën për votimin e pikave të rendit të ditës me ritëm të shpejtë, duke lexuar projektvendimet dhe projektrezolutat për t'i kaluar në votim.

Ndërkohë, deputetët e opozitës protestuan nga vendet e tyre duke goditur tavolinat dhe duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit me thirrje si: "O hajdut!" dhe "Dorëheqje!". 

 

Të fundit