Flash News

E-TJERA

Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici

Një incident është regjistruar gjatë protestës, ku aktivisti Edison Lika është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit ndërsa po jepte një prononcim live për News24, në të cilin denonconte, sipas tij, dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës.

Pamjet tregojnë momentin kur disa efektivë ndërhyjnë dhe e shoqërojnë Likën drejt automjetit të policisë.

Sipas pamjeve të publikuara, ai është tërhequr me forcë drejt furgonit të policisë, ndërsa ngjarja është regjistruar drejtpërdrejt nga kamerat.

 

Të fundit