Flash News

DITARI POLITIK

Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet

Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me tensione të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku në qendër të debatit ishte raporti i ekspertëve për Reformën Territoriale.

Përplasjet nisën pasi opozita kërkoi shtyrjen me tre muaj të afatit të punës së komisionit për Reformën Territoriale, kërkesë që u kundërshtua nga mazhoranca.

Debatet u përshkallëzuan, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë dhe detyruar drejtuesin e seancës të ndërpriste punimet për pesë minuta.

Gjatë seancës ishte i pranishëm edhe Edi Rama, i cili rikthehej në sallën e Kuvendit pas një mungese të gjatë. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që procedura të kalonte menjëherë në votim, pa vijuar diskutimet.

Pas rifillimit të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e kaloi çështjen direkt në votim.

Raporti i ekspertëve, i hartuar nga bashkëkryetari i komisionit për Reformën Territoriale, Arbion Mazniku, u miratua me 84 vota pro të deputetëve të mazhorancës.

Opozita nuk mori pjesë në procesin e votimit dhe vijoi protestën në sallë

Të fundit