Flash News

E-TJERA

Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi

22223edd_sd.jpg

Zjarri që ka përfshirë zonat e Bregasit dhe Shelegarit në Finiq vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët po luftojnë me flakët në një terren të vështirë.

Banorët e dy fshatrave janë angazhuar krah ekipeve të emergjencës, duke përdorur mjete rrethanore për të ndihmuar në izolimin e vatrave të zjarrit.

Gjatë operacionit është lënduar edhe një efektiv i shërbimit zjarrfikës, i cili dyshohet se rrëshqiti në terren dhe dëmtoi këmbën. 

Kanë qenë vetë banorët e Bregasit ata të cilet e  kanë ndihmuar , duke njoftuar ambulancën dhe duke e transportuar atë te automjeti i urgjencës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon pa ndërprerje.

Përveç forcave në terren, në ndihmë është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera.

Të fundit