Flash News

E-TJERA

Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS

Screenshot 2026-07-23 180151.png

Pas përfundimit të seancës plenare, jashtë godinës së Kuvendit u regjistruan momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Teksa një automjet i një prej përfaqësuesve të mazhorancës po largohej nga Kuvendi, protestuesit e identifikuan dhe e goditën me breshëri vezësh. 

Situata u tensionua më tej kur një efektiv policie vrapoi për të ndaluar një nga personat që kishte goditur makinën. Në atë moment, protestues të tjerë ndërhynë për ta mbrojtur, duke krijuar një përplasje të shkurtër me forcat e rendit.

Pas incidentit, të paktën dy protestues u shoqëruan nga policia, pasi dyshohen se kanë goditur automjetin e një prej deputetëve të mazhorancës.  

 

Të fundit