Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

0-2025-08-10T201328.webp

Një sherr me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shëngjin, ku një person ka mbetur i plagosur. 

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, ku gjatë një konflikti me sende të forta mes dy personave është dëmtuar M. P.. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin A. Ll.

Njoftimi nga policia: 

Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit