Flash News

E-TJERA

Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës

-800-0-1699603865xbushati-124.jpg

Gazetari dhe analisti Andi Bushati, ka komentuar 54 ditët e protestës qytetare.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Bushati tha se dhuna e pushtetit ndaj protestuesve paqësorë, tregon se kryeministri e ka kuptuar që nëse largohet nga karrigia, përfundon "te Veliaj", pra në qeli.

Bushati shtoi se ngjarjet e fundit kanë treguar se nuk mund të ketë zgjidhje paqësore.

Bushati: Këto dy muaj na surprizuan të gjithëve, me faktin e efektit surprizë që krijuan. Kam qenë nga ata që isha i bindur se vegjetojmë në autokraci. Tregoi se ka një masë të madhe njerëzish, ndryshe nga çfarë thoshte Rama nuk ju ngrefet, tregoi se duan të drejta, liri , baraza. Efekti i dytë, ishte që në një mënyrë shumë të habitshme, e plaku e zvogëloi, karikaturizoi fytyrën e këtij pushteti, që është Edi Rama.

Rama krahasohej deri dje me Berishën, sot krahasohet me qytetarët. Shikoni fjalorin, lëvizjet, dhunën, duket më keq se lidërt e byrosë në 90-tën. Mund të qëndrojë në karrige, por është lider pa diskurs. Një njeri që gjen agjentë nga Irani, Rusia, etj. Ndërkohë BBC, CNN, The Guardian, Le Monde, tregojnë histori tjetër. 

E treta, e plaku edhe ia humbi totalisht besueshmërinë, një lloj kaste intelektualo-mediatike që qëndronte rreth Ramës. Ata që e mbronin, e mbronin që ne nuk duam Saliun. Pra Rama është i keq, por përballë Saliut është më i pranueshëm. Sot kur të gjithë këto skalione mediatike të paguara nga Belinda te inceneratorët, treguan se janë kundër protestës, u zverdhën në sytë e publikut si ushtarë të Ramës.

Kjo protestë tregoi se jemi përballë një autokracie të dhunshme. Kur shalonin në drru protestat e Bashës, ata te 5 maji, ata të unazës së re, thoshin opozitë e vjetër, zaptues pronash. Por kur ushtrojnë dhunë ndaj disa të rinjve që godasin me vezë, maksimumi shoferët do të lanin makinat e deputetëve.

Të tregosh shkop gome, ti tërheqësh njerëzit zvarrë, me spraj dhe gaz, vetëm se kanë ndotur një makinë ministri, e kuptoni përballë ç’shtet autoritar dhe të dhunshëm jeni.

Dhuna po përshkallëzohet, tregon se sado paqësore të jetë protesta, nuk do të ketë zgjidhje paqësore të kësaj krize. Një shtet i dhunshëm… Rama e ka problemin me veten. Edi Ramën e mban burgu.  Ai e di që ose në karrigen e kryeministrit, ose pranë Erion Veliajt. Ia ka hequr vetes mundësinë për zgjidhje paqësore. 

Të fundit