Flash News

E-TJERA

Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës

Screenshot 2026-07-23 211630.png

Në protestën e 54-të qytetare para Kryeministrisë ishte i pranishëm edhe ish-futbollisti i njohur shqiptar, Halit Gega. 

Gjatë fjalës së tij, Gega kritikoi qeverinë Rama dhe kryeministrin duke e cilësuar si një njeri të pabesë.

“Mirëmbrëma vëllezër dhe motra. Jam Halit Gega, ish-futbollist, rebel qëkur kam lindur. Jam krenar për nga i kam rrënjët, jam prej Malësisë së Gjakovës. Ky është djali i Kristaq Ramës, nuk ka qenë burrë i keq Kristaq Rama. Ky që është kryeministri është burrë i poshtër. Ka kërkuar në vitin 1995 të bëjë azil në Gjermani. Unë jam shqiptar, o i pabesë, që ia kalon edhe Ramiz Alisë. Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës. Jam shqiptar dhe vdes për Shqipërinë”, u shpreh Gega nga podiumi i protestës.

Fjalimi i ish-futbollistit u prit me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm, ndërsa protesta vijoi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

 

Të fundit