Flash News

E-TJERA

35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Roskovec, më pas merr peng ish-gruan

35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, në Roskovec, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 06:00, R. B., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, K. P., 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vend. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe ish-vjehrra e tij, B. P., rreth 55 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, 35-vjeçari është larguar duke marrë peng ish-bashkëshorten e tij, R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Roskovec/Informacion paraprak

 Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit