Flash News

E-TJERA

Lirohen 21 protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit, dy mbeten në qeli

protesta20.jpg

Janë liruar 21 nga 23 personat që u shoqëruan nga policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit.

Sipas të dhënave të deritanishme, vetëm dy prej të shoqëruarve janë arrestuar, ndërsa për 21 personat e tjerë është vendosur që të hetohen në gjendje të lirë.

Shoqërimet u kryen gjatë ndërhyrjes së policisë në protestën e djeshme para Parlamentit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Ndërkohë, që për dy personat e mbetur në qeli vijojnë procedurat ligjore, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura akuzat konkrete që rëndojnë mbi ta.

Të fundit