Flash News

E-TJERA

Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja

 -640-0-1784876515x6a630ca5ea39aveliaj-717.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, ku ka nisur shqyrtimi i padisë së tij ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.

Gjatë seancës, mbrojtja e Veliajt u shpreh lidhur me kërkesën e Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë për t'u pranuar si palë në procesin gjyqësor. Ndërkohë, në seancë munguan përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Avokaturës së Shtetit.

Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se në proces po krijohet një pabarazi mes palëve dhe se prej 540 ditësh është mbajtur larg detyrës dhe familjes së tij.

Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri. Njërës palë po i shtohen palët, ndërsa të paditurit po i largohen. Tek njëra palë shtohen aktorët që kanë interes publik, ndërsa palës tjetër po i reduktohen.

Për 540 ditë, kryetari i bashkisë është rrëmbyer nga detyra e tij dhe nga familja e tij, nga një njeri që ka veshur uniformën e shtetit, por që s’e ka tagrin dhe më ka rrëmbyer nga detyra.

Pesha juaj, i nderuar gjyqtar, është për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia. Unë dy beteja i fitova në Gjykatën Kushtetuese, pa shkuar ende në Strasburg.

Një noter që nuk ka bërë magjistraturën, nuk mund të jetë prokuror. Ky nuk është më një vend qokash. Dikush nuk mund të veshë uniformën e dikujt tjetër dhe të ushtrojë një funksion të caktuar.

Kushdo palë që tregon interes kontribuon në këtë gjykim.

Është pesha e këtij gjykimi që do të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira, i mungoj edhe bashkisë sime, që e lashë ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do t’ju kërkoja që të pranohet shoqata.

Të fundit