Flash News
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
Vdes foshnja 7-muajshe gjatë rrugës për në spital, nën hetim dy pediatër në Gjirokastër
Vila, makina luksi, llogari bankare me vlerë 1.8 mln, prokuroria e Fierit konfiskon pasurinë e Arbër Muçës
Lirohen 21 protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit, dy mbeten në qeli
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
Aksidenti tragjik pranë TEG-ut, Drejtoria e Transporteve: Dy egjiptjanët nuk ishin pajisur me leje drejtimi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve lidhur me dokumentacionin e dy egjiptianëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut dy ditë më parë.
Sipas njoftimit, nga verifikimet e kryera rezulton se Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali nuk janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin "Automakinist", e cila është dokumenti i detyrueshëm për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonierët.
Institucioni sqaron se dy të huajt nuk kanë paraqitur as dokumentacion për njohjen e aftësive profesionale për drejtimin e një autobetonieri në Shqipëri.
DPSHTRR thekson se, sipas Kodit Rrugor, shtetasit e huaj mund të drejtojnë mjete në territorin shqiptar me leje drejtimi të vlefshme të lëshuara nga autoritetet e vendit të tyre, për një periudhë deri në një vit. Megjithatë, Shqipëria nuk ka marrëveshje reciprociteti me Egjiptin për njohjen apo konvertimin e lejeve të drejtimit.
"Në lidhje me lajmet me pajisjen me leje drejtimi dhe dokumentacion profesional të shtetasve egjiptianë Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sqaron:
Pas verifikimeve të kryera në regjistrat elektronikë dhe bazat zyrtare të të dhënave të administruara nga DPSHTRR, rezulton se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali nuk janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare dhe nuk janë pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin "AUTOMAKINIST".
DAP "Automakinist" është dëshmia e kërkuar për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonierët. Sipas legjislacionit në fuqi, autobetonierët klasifikohen si automjete për përdorim të veçantë (APV) dhe drejtuesit e tyre duhet të jenë të pajisur me kategorinë përkatëse të lejes së drejtimit, si edhe me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) të profilit "AUTOMAKINIST".
Ndërkohë në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, shtetasit e huaj mund të qarkullojnë dhe të drejtojnë mjete në territorin e Republikës së Shqipërisë me leje drejtimi të vlefshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të shtetit të tyre (Neni 133) për periudhën e përcaktuar ligjërisht deri në një vit.
Për rrjedhojë, fakti që një shtetas i huaj drejton një mjet në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk nënkupton automatikisht se ai është pajisur me leje drejtimi shqiptare nga DPSHTRR.
Republika e Shqipërisë nuk ka marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërsa Egjipti nuk figuron në listën e shteteve me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje në fuqi për njohjen e ndërsjellë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit.
Për rrjedhojë, pretendimet se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare apo me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) Automakinist nuk janë të vërteta.
DPSHTRR rithekson se është një institucion publik që ushtron veprimtarinë e tij mbi bazën e ligjit, transparencës, gjurmueshmërisë dhe barazisë përpara ligjit.
Çdo procedurë për pajisje me leje drejtimi, Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP), Certifikatë Kompetence Profesionale (CKP) apo çdo dokument tjetër të transportit rrugor kryhet vetëm pas plotësimit të kërkesave të përcaktuara nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi.
DPSHTRR mbetet në dispozicion të organeve ligjzbatuese dhe autoriteteve kompetente për çdo verifikim apo informacion shtesë që mund të kërkohet në kuadër të hetimeve për ngjarjen në fjalë dhe fton mediat dhe opinionin publik t'u referohen fakteve zyrtare të verifikuara përpara publikimit të pretendimeve që cenojnë pa baza veprimtarinë institucionale", bën me dije DPSHTRR.
Të fundit
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21
Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
23 July 2026, 14:11
Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet
23 July 2026, 13:39
Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin
23 July 2026, 13:28
Gaz lotsjellës dhe piper, 17 persona përfundojnë në spital
23 July 2026, 13:06
Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare
23 July 2026, 12:52
Berisha dënon cilësimin e protestuesve si "terroristë" nga Balla
23 July 2026, 12:42
Zhupa-Vëngut: Ku janë dy avionët për zjarret?
23 July 2026, 12:29
Qëlluan me vezë gjatë protestës, policia shoqëron 5 qytetarë
23 July 2026, 12:20
Tabaku sfidon deputetët socialistë që të përballen me qytetarët në protestë
23 July 2026, 12:10
Qytetari humb ndjenjat gjatë protestës, dërgohet me ambulancë në spital
23 July 2026, 12:03
"Deputete e krimit", protestuesit i zënë 'pritë' Sara Milës
23 July 2026, 11:46
Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës
23 July 2026, 11:17
"Associated Press" raporton live protestën para Kuvendit
23 July 2026, 10:53
Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në seancë
23 July 2026, 10:43
Berisha nxjerr video-n, socialistët "e ngujuar" brenda Kuvendit
23 July 2026, 10:26
Dy fjalë për një kryeministër, malet e larta dhe burrat e nënshtruar
23 July 2026, 10:26
Protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit
23 July 2026, 10:13
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kërkojmë shkrirjen e Parlamentit
23 July 2026, 10:10
Foto/ Policia tërheq zvarrë një të moshuar
23 July 2026, 09:54
PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit për Reformën Territoriale
23 July 2026, 09:32
Protestuesit bllokojnë rrugën e Elbasanit, përplasen me drejtuesit e mjeteve
23 July 2026, 09:24
‘Blindimi’ i Kuvendit, Bardhi: Policia po kufizon lirinë e protestuesve
23 July 2026, 09:14
Protestuesit çajnë gardhin metalik, përplasje me efektivët
23 July 2026, 09:07
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 July 2026, 08:16
Jashtë revoltë, brenda seancë: Kuvendi mbyll sesionin mes protestës qytetare
23 July 2026, 08:03
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte
23 July 2026, 07:54
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 July 2026, 07:42
Shtrenjtohen me 8 lekë çmimi i naftës, arrin 206 lekë për litër
22 July 2026, 22:58
Kaos në Buenos Aires pas humbjes së Argjentinës, tifozët përplasen me policinë
22 July 2026, 22:45
Seanca e fundit plenare, nesër protesta zhvendoset që në mëngjes para Kuvendit
22 July 2026, 22:20
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, protestuesit mbyllin ditën e 53-të të revoltës
22 July 2026, 22:01
Hipokrizia e Edi Ramës me turizmin
22 July 2026, 21:38
Qytetari në protestë: Shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë, kërkojmë ndryshim
22 July 2026, 20:48
Protesta hyn në javën e tetë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
22 July 2026, 19:41
Tragjedia pranë TEG-ut, humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere
22 July 2026, 19:14