Flash News

E-TJERA

Vdes foshnja 7-muajshe gjatë rrugës për në spital, nën hetim dy pediatër në Gjirokastër

ambulanca.jpeg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka humbur jetën gjatë transportimit me urgjencë drejt spitalit rajonal “Omer Nishani”.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik, ndërsa pas vdekjes së foshnjës është nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, me inicialet M. K. dhe E. K.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve, pasi dyshohet se gjatë dy vizitave të kryera përgjatë muajit korrik kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës.

Sipas të dhënave paraprake, foshnja është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës, përpara se të merrte ndihmën mjekësore në strukturën spitalore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive të mundshme.

Të fundit