Flash News

E-TJERA

Prindërit e Refit Buzit: Djali i dërgonte lekë Rozalindës nga Anglia, konflikti për 180 mijë paund

-640-0-capturejpg-1784886098.jpg

Prindërit e Refit Buzit, autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, kanë folur për marrëdhënien e djalit të tyre me ish-të fejuarën Rozalinda Plaka dhe konfliktet mes dy familjeve që, sipas tyre, paraprinë tragjedinë.

Ata kanë deklaruar të tronditur se çifti kishte qenë i lidhur dhe i fejuar për rreth 9 vite, ndërsa sipas tyre, gjatë kohës që djali punonte në Angli, Refiti u dërgonte para familjarëve të ish-të fejuarës.

Nëna e tij ka pretenduar se paratë e dërguara për Rozalindën nuk i kishin kaluar asaj, duke thënë se kjo ishte një nga çështjet që kishte sjellë përplasje mes familjeve.

Babai i Refit Buzit ka përmendur edhe një shumë prej rreth 180 mijë paundësh, për të cilën pretendon se djali i tij e kishte fituar gjatë viteve të punës në Angli dhe se kjo shumë ishte bërë pjesë e konfliktit.

“Djali ia dërgonte paratë Rozalindës”, kanë deklaruar prindërit e tij.

Babai i autorit ka treguar edhe momentet para ngjarjes, duke thënë se djali i tij ishte kthyer prej disa vitesh nga Anglia dhe se mëngjesin e ngjarjes kishte marrë armën pa u vënë re.
Po bënte 3 vite që ishte kthyer në Shqipëri. Se është marrë dhe me mua nëpër spitale. Ishte mbrëmë në shtëpi. U ngrit herët në mëngjes, mori dhe çiften pas dere. Nuk e pamë. E ka marrë që në darkë i bie. Kur erdhi policia këtu, na kërkoi çiften, e pamë nuk ishte. Ai ishte në hall të madh. I kemi rënë disa herë në telefon djalin, dhe nuk e ka hapur. A ka vdekur kush nga ata? Nuk dimë çfarë t’i themi më. Edhe po të kisha vdekur tani, nuk kam ça them me. Nuk e mendoja kurrë tërë jetën. Po shkoj 82 vjeç dhe nuk e kisha menduar kurrë. Ajo vajza thoshte që unë dua, por s’më do babai me nënën. I kam thënë djalit; këto të ardhura i ndani në gjysmë, por prindërit e saj nuk kanë pranuar”, ka deklaruar babai i autorit.

Të fundit