Flash News

E-TJERA

Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin

WhatsApp-Image-2026-07-24-at-10.30.02.jpeg

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është përplasur nga një furgon teksa lëvizte në këtë segment rrugor.

Për shkak të plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.

Pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit