Flash News

E-TJERA

Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq

Screenshot 2026-07-24 140409.png

Në kulmin e verës, motit i keq ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ku reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër dhe erë të fortë, kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Ndryshimet atmosferike kanë prekur qytetin e Elbasanit, si edhe disa bashki të tjera të qarkut, duke vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore.

Deri tani nuk raportohen dëme apo situata emergjente si pasojë e motit të keq, ndërsa strukturat vendore po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, me reshje shiu, intervale me erë të fortë dhe mundësi për stuhi lokale.  

Të fundit