Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli

-640-0-1784889954xscreenshot-2026-07-24-121739-791.png

Pas rreth dy muajsh protestash kundër qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar tonin e komunikimit, duke pranuar se qytetarët shqiptarë nuk mund të maten më me standardet e një kohe kur një rrugë, një shkollë apo një lulishte konsideroheshin si arsye për festë.

Në një fjalim para deputetëve socialistë dhe anëtarëve të kabinetit, Rama tha se Shqipëria ka hyrë në një “epokë të re” ku investimet publike nuk janë më arritje që kërkojnë duartrokitje, por pritshmëri minimale të qytetarëve ndaj shtetit. Sipas tij, pakënaqësitë e shfaqura në protesta duhet të shërbejnë si një sinjal për ndryshim brenda mazhorancës.

“Epoka e mbyllur është ajo e mungesave, kur një shkollë apo lulishte e re pritej me duartrokitje. Epoka e hapur është ajo e pritshmërive, kur arritjet janë standard, jo fitore”, deklaroi Rama.

Kryeministri solli si shembull edhe problematikat në shëndetësi, duke përmendur rastin e një të moshuare që, sipas tij, protestoi për shkak të pritjeve të gjata për shërbime mjekësore. Ai tha se qeveria duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit të institucioneve, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me mungesa bazike në shërbimet publike.

"Një gjyshe 80 e ca vjeçare doli në protestë sepse sa herë duhet të shkonte në poliklinikë p[ër një vizitë ngrihej pa zbardhur dita të zinte radhën, sepse mjeku shkonte në punë vonë dhe rrinte vetëm 2-3 orë. Duhet të ndryshojmë që halli i saj të qahet dhe përvoja e saj të ndryshojë dhe të kuptojë që shteti nuk mbarojë në terbiatin e mbrapshtë të një mjeku”, tha ai.

 

 

Të fundit