Flash News

Ditari i Maxhorancës

Jo vetëm protestuesit, Rama sulmon edhe eurodeputetët: S'e kanë lexuar ligjin, kanë agjenda politike

1784888878_rama.png

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë hapur edhe kritikët europianë që kanë mbështetur hapur protestat qytetare.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Rama ka akuzuar disa eurodeputetë se janë përfshirë në reagime politike pa e njohur përmbajtjen e ligjit.

Sipas tij, në protestat e zhvilluara së fundmi kanë marrë pjesë individë me agjenda politike, duke përfshirë edhe përfaqësues të Parlamentit Europian.

“Në protestë individë me agjenda politike, përfshi dhe disa eurodeputet, që s’e kanë lexuar fare ligjin. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën e BE. Fatmirësisht nuk është fjala ime kundër fjalës së atyre që mendojnë ndryshe. Do të skanohen një për një të gjitha nenet e atyre ndryshimeve. Ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave. S’kalon asgjë pa miratimin e Komisionit Europian”, tha Rama.

Të fundit