Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?

1784888783_rama.png

Pas më shumë se një dekade në pushtet , kryeministri Edi Rama ka pranuar se mazhoranca e tij po përballet me një problem të ri, distancën mes pushtetit dhe qytetarëve.

Në një reflektim për situatën politike dhe protestat e muajve të fundit, Rama e cilësoi fitoren elektorale si “bekim” dhe “mallkim”, duke pranuar se shumica parlamentare ka krijuar një hendek me pritshmëritë e njerëzve.

Sipas tij, qytetarët nuk i refuzojnë domosdoshmërisht rezultatet e qeverisë, por mënyrën se si ato u komunikohen atyre. 

 "Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim spes efitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve. U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati. Mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme, arroganca e njerëzve pa gjak që u flasin si të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës, dhe këtu nuk po flas për ata që kërkojnë para”, tha Rama

Të fundit