Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve

-640-0-1784892781xscreenshot-2026-07-24-121833-459.png

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para deputetëve socialistë një dokument të ri politik, të titulluar "Besa", të cilin e cilësoi si bazën e një reflektimi të ri brenda Partisë Socialiste pas protestave të muajve të fundit.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama bëri të ditur se dokumenti do t'u shpërndahet deputetëve për ta lexuar gjatë pushimeve verore dhe tha se ai synon të hapë debat dhe të nxisë një qasje të re në raport me qytetarët.

"'Besa' është dokumenti i parë që kam sjellë. E di që do të hapë debat dhe pikërisht për këtë arsye e kam zgjedhur. Do ta merrni me vete gjatë pushimeve, sepse është një dokument i gjatë dhe dua ta lexoni me qetësi", u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, krahas dokumentit kryesor është përgatitur edhe një aneks që trajton mënyrën se si Partia Socialiste duhet të mbështesë, sipas tij, "kthesën e domosdoshme".

Megjithatë, ai sqaroi se kjo pjesë nuk do t'u shpërndahet ende deputetëve, pasi fillimisht do të diskutohet me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Të fundit