Flash News

E-TJERA

RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje

-640-0-ujyhgtrfjpg-1784880945.jpg

Forcat speciale RENEA vijojnë negociatat me Nertil (Refit) Buzin, 35-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me synimin për ta bindur të dorëzohet .

Sipas burimeve nga vendngjarja, gjatë komunikimit me negociatorët, Buzi ka kërkuar kohë, pasi ka pretenduar se konflikti me familjen e ish-partneres, të cilën e akuzon se i kishte marrë paratë që kishte fituar gjatë emigrimit, ishte shkaku që e shtyu drejt krimit.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se 35-vjeçari ka paralajmëruar se mund të kryejë vetëvrasje nëse situata përshkallëzohet, çka ka bërë që negociatorët e RENEA-s të vijojnë përpjekjet për ta bindur të dorëzohet në mënyrë paqësore.

Operacioni policor mbetet në zhvillim, ndërsa zona ku dyshohet se fshihet autori vijon të jetë e rrethuar nga forcat speciale dhe shërbimet e Policisë së Shtetit.

 

Të fundit