Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa “kap” Ramën te citimi i Tocqueville: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

photo-output-9.jpeg

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar me ironi ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama dhe përdorimit prej tij të një citimi nga Alexis de Tocqueville.

Zhupa e akuzon Ramën se ka manipuluar citimin duke lënë jashtë fjalën “e keqe”, ndërsa e interpreton këtë si një autogol të kryeministrit përballë kritikave ndaj qeverisë.

Duke iu referuar librit “Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni”, Zhupa argumenton se citimi i plotë i Tocqueville flet për “një qeveri të keqe” dhe e kthen këtë në një sulm politik ndaj qeverisë Rama.

“A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?”, shkruan Zhupa, duke e mbyllur reagimin me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit.

Reagimi i Ina Zhupës:

A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.

Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.

Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.

Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!

Të fundit