Flash News

E-TJERA

Partia Demokratike Evropiane dënon dhunën e policisë në protestë: Qeveria e Ramës të japë llogari

Partia Demokratike Evropiane ka dënuar ashpër dhunën policore ndaj protestuesve, të enjten para Kuvendit.

Në një postim ku shfaqet nëna dhe djali i saj autik që u sulmuan me gaz lotsjellës, Partia Demokratike Europiane shkruan se qeveria e Ramës duhet të japë llogari dhe të respektojë protestën paqësore të qytetarëve.

“Një nënë përqafon djalin e saj autik pasi gazi lotsjellës i hedhur nga policia përfshiu protestuesit që po mbronin vijën bregdetare të Shqipërisë. Pas këtij përqafimi qëndron një zgjedhje e ashpër politike: qytetarët që kërkonin transparencë dhe mbrojtjen e mjedisit u përballën me forcë, ndërsa një projekt luksoz i lidhur me Jared Kushner ka marrë mbështetjen e qeverisë.

Shqipëria e Edi Ramës meriton llogaridhënie demokratike, hetim të pavarur dhe respekt të plotë për protestën paqësore”, thuhet në reagim.

 

Të fundit