Flash News
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
Vdes foshnja 7-muajshe gjatë rrugës për në spital, nën hetim dy pediatër në Gjirokastër
KShH ngre alarmin pas protestës: Arrestime të dyshimta, presion ndaj gazetarëve dhe përdorim jo proporcional i sprajit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas monitorimit të protestës së zhvilluar të enjten, më 23 korrik para Parlamentit.
Duke iu referuar episodeve të dhunshme që shoqëruan protestën, KMSh shpreh shqetësim për reagimin e policisë ndaj protestuesve, kufizimit të lirisë duke cenuar individët dhe lëndët kimike të përdorura ndaj qytetarëve në mënyrë jo proporcionale.
KMSh thekson se disa qytetarë janë shoqëruar me forcë duke qëndruar në trotuar pa ndërmarrë akte sulmi ndaj policisë, ndërsa të tjerë janë keqtrajtuar gjatë shoqërimit në komisariat.
Ndër të tjera, KMSh kërkon nga policia të shpjegojë përdorimin jo proporcional të gazit lotsjellës dhe spray-t.
DEKLARATA:
Sipas deklarimeve të disa protestuesve të intervistuar nga KShH në Komisariatin e Policisë nr.1, ata janë shoqëruar nga forcat e policisë ndërkohë që ndodheshin në trotuar, pa bllokuar qarkullimin rrugor, pa tentuar të çanin gardhin metalik, pa ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Gjithashtu, ata pohuan se janë shoqëruar pa u informuar për arsyen e shoqërimit, janë prangosur gjatë transportit në Komisariat, ndërkohë që dy prej tyre pohojnë se janë trajtuar në mënyrë poshtëruese para dhe gjatë shoqërimit në automjetin e policisë.
KShH konstatoi se në regjistrin e personave të shoqëruar arsyet e shoqërimit shënoheshin në mënyrë të përgjithshme, si “veprime të dhunshme në protestë” ose “veprime të kundërligjshme në protestë”, pa specifikuar shkakun konkret ligjore të shoqërimit, siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi (neni 19/1 i Ligjit nr.82/2024). Në një rast u evidentua tejkalimin i afatit maksimal të shoqërimit sipas nenit 19/2 të Ligjit nr.82/2024.
Shqetësim përbëjnë edhe deklaratat kontradiktore të oficerëve të policisë gjyqësore të Komisariatit nr.1 që sillnin mbivendosje dhe paqartësi të statuseve të protestuesve, të cilët bazuar edhe në dokumentacionin e konsultuar (raport shërbimi, regjistri i personave të shoqëruar apo procesverbali i kapjes në flagrance dhe veprimet e mëtejshme që do kryheshin me to për marrjen e deklarimeve) herë trajtoheshin si të shoqëruar, herë si persona në hetim dhe herë si të arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale. KShH vëren me shqetësim se kufizimi i lirisë, qoftë edhe përkohësisht në statusin më të lehtë si person i shoqëruar në një Komisariat Policie (njohur ndryshe si ndalim i përkohshëm), deri në 5 orë , duhet të jetë masa e fundit dhe nuk mund të përdoret si zëvendësim i masave të tjera më të rënda të kufizimit të lirisë sikurse janë ndalimi dhe arrestimi në flagrancë (afatet e të cilave shkojnë deri në 92 orë).
Monitorimi evidentoi gjithashtu pretendime për përdorim të paparalajmëruar dhe jo proporcional të sprajit me piper. Disa protestues deklaruan se pësuan lëndime dhe djegie serioze pasi mbi ta u zbrazën sasi të konsiderueshme spraji, ndërsa në media janë publikuar pamje që tregojnë se efektet e sprajit kanë prekur edhe persona vulnerabël, përfshirë një grua dhe një të mitur me aftësi të kufizuara. Këto pretendime kërkojnë një hetim të pavarur dhe të plotë për të verifikuar respektimin e parimeve të parlajmërimit, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit në përdorimin e forcës nga policia.
Veçanërirsht shqetësues është edhe shoqërimi i gazetares së Citizens.Al që po ushtronte detyrën në terren. Edhe pse ajo i kishte komunikuar punonjësve të policisë se ishte gazetare dhe se bexha e saj ishte shkeputur nga rripi, teksa ishte e dukshme se mbante pajisje profesionale filmimi, ajo u shoqërua në Komisariat pa kryer një verifikim të kujdesshëm aty për aty për identitetin e saj, çka nuk do të kishte sjellë privimin e lirisë së saj. Gjithashtu, ndaj saj u kryen veprime të mëtejshme procedurale të papajtueshme me detyrën e gazetarit që mbron burimin e informacionit, duke u pyetur për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale (nenet 155 dhe 160 të Kodit të Procedurës Penale).
Gjatë monitorimit u evidentua edhe rasti i protestueseje të re në moshë (J.A), e cila sipas deklarimeve të saj ishte shoqëruar vetëm për shkak se po filmonte zhvillimet e protestës. Ajo dhe dy protestueset e tjera që qëndronin në të njëjtin ambient me të, pretenduan se në ambientet e komisariatit iu ushtrua presion për të fshirë materialet filmike nga telefoni celular.
KShH u bën thirrje Policisë së Shtetit, Autoritetit për Mbikëqyrjen Policore, Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë që në përputhje me kompetencat e tyre ligjore:
të verifikojnë menjëherë dhe pa vonesa ligjshmërinë e çdo shoqërimi dhe arrestimi të kryer gjatë protestës;
të hetojnë në mënyrë të pavarur pretendimet për përdorim joproporcional të forcës, keqtrajtim dhe ushtrim presioni ndaj personave të shoqëruar;
të garantojnë respektimin e afateve dhe procedurave të parashikuara nga ligji për personat e shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar në flagrancë;
të respektojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve dhe qytetarëve për të dokumentuar ngjarje me interes publik, pa u penguar apo pa iu kërkuar fshirja e materialeve filmike jashtë rasteve të parashikuara nga ligji;
të sigurojnë që çdo hetim për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë apo nga punonjësit e policisë të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të plotë dhe transparente.
Të fundit
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës caktohet më 6 gusht
24 July 2026, 12:21
Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për vdekje këmbësorin
24 July 2026, 11:31
Gjyqi kundër prokurorit që e hetoi, 'Administrativja' rrëzon padinë e Veliajt
24 July 2026, 11:16
Seanca ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj: Më kanë rrëmbyer nga detyra dhe familja
24 July 2026, 09:47
Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës
24 July 2026, 09:13
Me shira dhe vranësira, si parashikohet moti sot
24 July 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 July 2026, 07:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person
23 July 2026, 22:56
Bushati: Protesta e plaku fytyrën e pushtetit të Ramës
23 July 2026, 22:15
Dhuna si portret i qeverisjes
23 July 2026, 21:34
Ish-futbollisti kritikon Ramën nga protesta: Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës
23 July 2026, 21:18
Protesta para Kuvendit, shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia
23 July 2026, 19:50
Dëmtohet nga helikat e skafit pushuesi në Vlorë
23 July 2026, 18:21
Video/ Protestuesit 'lajnë' me vezë makinën e deputetit të PS
23 July 2026, 18:04
Zjarri vijon të përhapet në fshatrat e Finiqit, lëndohet zjarrfikësi
23 July 2026, 17:48
Momenti kur Bardhi hedh ujë ndaj Ramës, Peleshi e përjashton nga Kuvendi
23 July 2026, 16:29
Rama në Kuvend, opozita bllokon foltoren, mazhoranca mbyll diskutimet
23 July 2026, 15:42
Dronë 'skanojnë' Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore
23 July 2026, 15:21
Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Durrës, arrestohet 29-vjeçari
23 July 2026, 15:07
Po denonconte live dhunën e policisë, Edison Lika shoqërohet për në polici
23 July 2026, 14:57
Nga Bovilla në Adriatik: Ujëra të ndotur kudo!
23 July 2026, 14:45
Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023
23 July 2026, 14:31
"Mos i mbroni plehrat", mesazhi simbolik i protestuesve për Policinë
23 July 2026, 14:21
Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
23 July 2026, 14:11
Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ja ku po fokusohen hetimet
23 July 2026, 13:39
Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin
23 July 2026, 13:28
Gaz lotsjellës dhe piper, 17 persona përfundojnë në spital
23 July 2026, 13:06
Opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare
23 July 2026, 12:52
Berisha dënon cilësimin e protestuesve si "terroristë" nga Balla
23 July 2026, 12:42
Zhupa-Vëngut: Ku janë dy avionët për zjarret?
23 July 2026, 12:29
Qëlluan me vezë gjatë protestës, policia shoqëron 5 qytetarë
23 July 2026, 12:20
Tabaku sfidon deputetët socialistë që të përballen me qytetarët në protestë
23 July 2026, 12:10
Qytetari humb ndjenjat gjatë protestës, dërgohet me ambulancë në spital
23 July 2026, 12:03
"Deputete e krimit", protestuesit i zënë 'pritë' Sara Milës
23 July 2026, 11:46
Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Vlorës
23 July 2026, 11:17
"Associated Press" raporton live protestën para Kuvendit
23 July 2026, 10:53
Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në seancë
23 July 2026, 10:43
Berisha nxjerr video-n, socialistët "e ngujuar" brenda Kuvendit
23 July 2026, 10:26
Dy fjalë për një kryeministër, malet e larta dhe burrat e nënshtruar
23 July 2026, 10:26
Protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit
23 July 2026, 10:13
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kërkojmë shkrirjen e Parlamentit
23 July 2026, 10:10