Flash News

E-TJERA

Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një seancë plenare ditën e hënë, më 27 korrik, në orën 10:00.

Mbledhja është thirrur me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar disa pika procedurale dhe një projektvendim për ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 49, datë 24.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi

i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim).

Të fundit