Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç

foto.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Sanxhaku” të Laçit, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur 22-vjeçari Veron Pasha, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë një plagë në pjesën e kofshës dhe ndodhet nën monitorimin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Të fundit