Flash News

E-TJERA

“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit

640-0-1784484191xhupng-569.png

Protesta kundër qeverisë Edi Rama ka hyrë sot në ditën e 56-të, me qytetarët që janë mbledhur sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, ndërsa kanë paralajmëruar rikthimin në shesh edhe ditën e hënë.

Tubimi pritet të vijojë edhe atë ditë, kur Kuvendi do të mblidhet në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Protestuesit kanë deklaruar se do të jenë sërish përballë godinës së Kuvendit.

Grumbullimi i qytetarëve nisi në sheshin “Skënderbej”, prej nga protestuesit marshuan drejt Bulevardit. Pas mbërritjes para Kryeministrisë, ata vijuan tubimin me fjalime nga podiumi i improvizuar, duke përsëritur mesazhet kundër qeverisë.

Të fundit